Mire se vini ne Forumin tone

Forumi Yrshek
 
ForumiCalendarGalleryPytësoriKërkoLista e AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuIdentifikohu
Share | 
 

 Fjale te urta Shqiptare

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Numri i postimeve: 95
Join date: 01/11/2008
Age: 32
Location: Albania

MesazhTitulli: Fjale te urta Shqiptare   1/11/2008, 23:28

Fjale te urta


Fjale te urta
1. Ai qe di me se shumti flet me se paku. ( populli)
2. Buka po u thye s' ngjitet me nje te beshtyre. (populli)
3.Burri eshte koka, kurse gruaja eshte qafa. (populli)
4. C' ke bere do te ta bejne. (populli)
5. Dardha bie nen dardhe. (populli)
6. Dardha e ka bishtin mbrapa. (populli)
7. Dielli duket qe ne sabah(mengjes). (populli)
8. Dhelpra kur nuk e harrin rrushin, thote eshte i pa bere. (populli)
9. Degjo shtate a tete dhe perseri bej si di vete. (populli)
10. E dhena e tjeterit eshte si e krojtura e dhembit.a(populli)
11. Edhe bari i njomea digjet neper te thate. (populli)
12. Fashati qe duket, s do kallauz.a(populli)
13. Floke gjate mendje shkurter.a (populli)
14. Fjalet jane gra, veprat burra. (populli)
15. Gruaja fut shejtanin ne shishe. (populli)
16. Gjella me kripe dhe kripa me karar. (populli)
17. Gjuha, vete ku dhemb dhembi. (populli)
18. Gjuha kocka s' ka e kocka thyen. (populli)
19.Gjithe gishtat dhembin njesoj. (populli)a
20. I zoti e nxjerr gomarin nga balta. (populli)
21. I talluri, te tall. (populli)
22. Jeto sikur do vdesesh neser. dhe meso sikur do jetosh gjithmone. (populli)
23. Kali i botes te le ne udhe, (rruge). (populli)
24. Kalliri me buk e mban koken poshte, ai bosh... perpjete. (populli)
25. Kur s' ke koke, ke kembe. (populli)
26. Koka ben koka peson. (populli)
27. Kush te do te shan. (populli)
28. Kush mungon, bluan. (populli)
29. Kush lyp shume, e humb dhe ate qe ka. (populli)
30. Mat shtate here, e pri njehre. (populli)
31. Me mire nje veze sot, sesa nje pule mot.(populli)
32. Me thuaj c' shoke ke , te te them se cili je. (populli)
33. Me nje lule.., s' vjen beari. (populli)
34. Me nje nuse.., nuk behen njeqind dhendurre. (populli)
35. Mendje e shendoshe ne trup te shendoshe. (populli)
36. Mendja e madhe.. e keqja e te zotit. (populli)
37. Me mikun ha e pi, por tregeti mos bej. (populli)
38. Mollen e mire, e ha derri. (populli)
39. Mos u mundo tea nxjerresh dhjame nga pleshti. (populli)
40. Mos shiko gunen, po shiko punen. (populli)
41. Mos hiq petullat me duart e tjeterit. (populli)
42. Mos bej te vesh vetulla, dhe nxjerr syte. (populli)
43. Nga ferra del trendafili, ashtu si dhe nga trendafili del ferra. (populli)
44. Nuk ngopet ariu me miza. (populli)
45. Nuk I bihet fyellit gjithnje ne nje vrime. (populli)
46. Nje dru i shtrember, shtremberon gjith stiven. (populli)
47. Nje dore lan tjeteren, te dyja fytyren. (populli)
48. Nje mik i mire, duket ne kohe te veshtire. (populli)
49. Nje gur s mban mur. (populli)
50. Nje njeri qe ka shume fjale, edhe nje i shurdhet e mund. (populli)
51. Peshku ne det, tigani ne zjarr. (populli)
52. Peshku i madh e ha te voglin. (populli)
53. Perse thirret gomari ne dasem...?!!!. (populli)
54. Pi rakine, mos pi mente. (populli)
55. Pune shume, e fjale pak. (populli)
56. Punen e sotme mos e ler per neser. (populli)
57. Qeni qe leh shume, nuk te ha. (populli)
58. Qeifi ha dhe kumbulla te tharta.a(populli)
59. Rrushi shih rrushin, dhe piqu. (populli)
60. Rri shtrember e fol drejt. (populli)
61. S' behen petullat me uje. (populli)
62. S' bie rrufeja ne ... (lavaman). (populli)
63. Shtri kembet, aq sa ke jorganin. (populli)
64. S'mbahet shtepia me mjell hua. (populli)
65. S' mbahen dy kunguj ne nje sqetull. ( populli)
66. Te gjithe derrat nje fytyre kane. (populli)
67. Te bente c do mize mjalte... haja dhe une. (populli)
68. Ujku qimen e nderron por zakonin s' e harron.(populli)
______________________[You must be registered and logged in to see this link.]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://yrsheku.azurforum.com
ervin2009



Numri i postimeve: 10
Join date: 26/05/2009

MesazhTitulli: Fjale te urta nga trevat te ndryshme te vendit tone   26/5/2009, 23:28

Fjalë të Urta



Trimëria; Besa
Ajo që ke frikë të gjen. ELBASAN
Ai që s'ka gojë, vdes pa ardh dita. ELBASAN
Ai që s'tutet me fjalë, s'tutet as me pushkë. KOSOVË
Atë që pështyn, mos e lëpij. GJIROKASTËR
Atë që të qëllon me gur, mos e qëllo me bukë. VLORË
Ay që hyn në lumë edhe do laget. KORÇË
Burri flet përpara syve e jo pas shpine. ELBASAN
Burri një herë ka lerë, nji herë do të vdesë. KURVELESH
Burri o të fal, o të var. GJIROKASTËR
Burri s'matet me pëllëmbë po me zemër. SKRAPAR
Burri o të mbyt, o të fal; i ligu as të mbyt, as të fal. SHKODËR
Çakallit lëshoi ujkun. ELBASAN
Çkul dhëmbin, të të shëndoshen kryet. JUG
Ç'pret nga ai që trembet ngas hija e tij. KURVELESH
Dajaku ka dalë nga xheneti. KAVAJË
Delen e mplakë frika nga ujku e gërshëra. DEVOLL
Derri do plumbin, nuk zihet me duar. LUSHNJË
Ditëgjati s'bëhet ditëshkurtër me nëmë. LUNXHËRI-GJIROKASTËR
Drunë e shtrëmbër e djeg zjarri. SHIPËRI E MESME
Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë. ELBASAN
Dhelprës me dhelpëri, ujkut me trimëri. JUG
E nxehta del me të nxehtë, e ftohta me të ftohtë, helmi me helm. PËRMET
Frika nuk e len lepurin me u majtë. SHKODËR
Frika ruan vreshtin, bekçiu nuk është gjithnjë. VLORË
Frika nuk e lë lepurin të vërë dhjamë. KOLONJË
Fusha bën baltë, mali bën furtunë. MYZEQE
Gozhda nxjerr goxhdën. VLORË
Gungaçit vetëm varri ia drejton samarin. SHKODËR
Guri i rrumbullkët nuk zë vend. JUG
Gjalpin e ruan kripa. GJIROKASTËR
Gjersa të mejtonet i mënçuri, i marri mbaroi punën. KORÇË
I madh është edhe plepi, por e fëlliqin sorrat. TIRANË
Ku do të dijë hëna se lehin qentë. VLORË
Ku ngul hunë var hejbet. JUG
Ku rafsha mos u vrafsha. FERIZAJ
Kur i morën armët Lekë Dukagjinit, tha: "Ma mirë me thon qe Leka, se qe vorri i Lekës". KOSOVË
Kur ke zemër ke edhe krahë. KRUJË
Kur ngordh gjarpri, ngordh dhe helmi i tij. JUG
Kush kërkon gjen. PËRMET
Kush është trim me mend, se trima budallenj ka sa të duash. JUG
Kush ka dhëmbë të fortë, breh dhe kockën. DEVOLL
Kush ka frikë nga hija e tij, le të mos tundet nga vendi. JUG
Pushka don pushkën. TROPOJË
Pyet detin sa lumenj derdhen në të. KOLONJË
Qeni i pangopur të ha. SKRAPAR
Qeni i tërbum do vra, se tërbon dynjanë. ELBASAN
Rrallë vritet burri që ka shumë armiq. JUG
Si mjer peshkatari që ka frikë nga lumi. JUG
S'ka qeder shqiponja, nga mushkonjat. BERAT
Shqerra që s'thërret mëmën humbet. JUG
Trimëria e kthen plumbin mbrapsht. JUG
Trimi e ka me vete fatin. VLORË
Trimin vraje, po mos e shaj. KOLONJË
Uji rrjedh pikë-pikë e ha gurin. JUG
Zjarrit po nuk i fryve, nuk ndizet. ELBASAN
Amanetin e mban toka. SHKODËR
Amanetin as deti nuk e mban, e qet në lëndinë. DUKAGJIN
Besa asht ma e fortë se vdekja. KRUJË
Besa e burrit, pesha e gurit. VERI
Burri i mirë flet një herë. KRUJË
Burri lidhet për gjuhe, kali për kapistre. ELBASAN
Detit i ka hije vala, burrit i ka hije fjala. VLORË
Deti njihet në valë, burri njihet në fjalë. SARANDË
Ku është besa aty është dhe shpresa. KORÇË
Mos ki frikë nga hasmi, po nga miku i rremë. SARANDË
Nga del fjala del dhe shpirti. JUG
Po nuk e pate të ligun brenda, nuk të vjen nga jashtë. VLORË


Atdheu; Vendlindja; Liria
Ara ime varri im LABERI
Ardhin galat dhe prishën folenë e bilbilit KORCE
Atdheu e nana nuk harrohen TROPOJE
Atdheu mbi të gjitha VLORE
Ay që lë arën e vet, nget arën e huaj KORCE
Balta më e ëmbël se mjalta GJIR
Bijë vendi pikë argjendi BERAT
Bukë e hi në shtëpi PERMET
Çdo hi në vatrën e tij JUG
Çdo vlerë t'i vërë vetes një komb, atë i venë dhe të huajt JUG
Çdo zog kërkon folenë e tij JUG
Dardha bie nën dardhë VLORË
Derë e botës s'është strehë e kokës JUG
Duaje atdhenë si shqipja folenë JUG
Duaj at e duaj nënë, por më shumë duaj atdhenë KOR
Dy duar për një kokë, koka për atdhenë KOR
Dheu zhuritet por bari mbin përsëri JUG
Qeni leh tek stani i tij GJIR
Fjala në vend të huej, bahet gur VERI
Guri i rëndë në vend të vet PËR
Gjeli në pleh të tij këndon më mirë KORÇË
Gjeli mbret mbi pleh të vet JUG
Gjuha dhe njerëzit janë tapia e vendtit JUG
Gjuha bashkon kombin JUG
Gjuha ruhet atje ku shkruhet KORÇË
I ikuri dhe i vdekuri s'kanë hatër JUG
Kur të jesh në dhe të huaj, dita të bëhet një muaj KOSOVË
Kush ka vdekë për atdhe, nuk ka vdekë por ka le SHKODËR
Mace e botës vjen në shtëpi, për të përmbysur tenxheret KORÇË
Mbrohe atdhenë si shqiponja folenë SHKODËR
Një nënë nuk na ka bërë, po një vend kemi të tërë BERAT
Nji zogu që i prishet foleja hidhet degë më degë MAT
O shtëpi, o bukë e hi, nuk gjendet varri si ti ÇAMËRI
Qeni te shpia e vet gjithmonë asht trim VERI
Shqiponja fluturon në qiell, po folenë e bën në tokë LABËRI
Arnaut, he arnaut, në vend të bukës po blen barut KOSOVË
Besë e shqiptarit si purteka e arit JUG
Dy milion kur hanë bukë, dyqind milion kur bëjmë pushkë JUG
Gjakut të derdhur të shqiptarit i bie dielli e nuk e than, i bie shiu dhe nuk e lan VERI
Supet e maleve dhe supet e shqiptarit nuk janë kërrusur kurrë JUG
Shqipëria është e vogël, po shqiptarët janë shpirtmëdhenj JUG
Shqiptari kryet e pren dhe besën s'e then KOSOVË
Shqiptari kur jep fjalën, ther djalën VLORË
Shqiptari me armë e shokë, s'i lutet kurkujt mbi tokë KOSOVË
Shqiptari për mik asht tret e asht fik KOSOVË
Shqiptari s'ha pulë të ngordhur JUG
Shqiptari s'lë hak pa marrë e borxh pa larë VLORË
Shqiptari shqiptarit nuk ka k'i mburret për trimëri SKRAPAR
Shqiptarit e ne nga varri me i shku, me e pasë frikë TIRANË
Shqiptari vetin e jep e shokun s'e jep KOSOVË
Shqiptari vritet por pushkën nuk e hedh JUG
Shqiptari s'e han trupin me bukë VLORË
Toskë e gegë, pemë nga një degë GJIROKASTËR
Kush rren shtetin, rren vetin TROPOJË
e Vërteta; e Mençura
Dinaku të shkon ujë nën rrogoz. JUG
Dita e mirë, që menatë njihet. ARBËRESHËT
Dita me diell duket që në mëngjes. MYZEQE
Djathin, mirë që e hëngri miu, po shëllirën kush e piu. ELBASAN
Duhet ndarë kashta nga kokrrat. VLORË
Dy shaka bëjnë një të vërtetë. JUG
E treta e vërteta. DEVOLL
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Fjale te urta Shqiptare

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mire se vini ne Forumin tone ::  :: -