Mire se vini ne Forumin tone

Forumi Yrshek
 
ForumiCalendarGalleryPytësoriKërkoLista e AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuIdentifikohu
Share | 
 

 Psikologjia

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
ervin2009



Numri i postimeve: 10
Join date: 26/05/2009

MesazhTitulli: Psikologjia   26/5/2009, 23:08

Psikologjia si disipline shkencore,qe per objekt studimi ka njeriunm,eshte mjaft e re.Psikologjia si shkence nga pikepamja e vecante,na i ndricon aktivitetet dhe sjelljet e njerzve si dhe na ben te mundshme ti kuptojme me lehte e me mire sjelljet dhe veprimet e njerezve.Pra psikologjia studion realitetin psikik dhe jeten psikike.Psikologjia duhet ti pergjigjet tri pyetjeve te cilat jane: ÇKA ? SI ? dhe PSE ?
Fjala psikologji rrjedh nga gjuha e vjeter greke qe don te thot psiko-shpirt dhe logos-shkence.
"Askush nuk ka te drejte te nençmoj shkencen , te cilen nuk e njeh "
PARAPSIKOLOGJIA -
Eshte dege e psikologjise, e cila merret me studimin e dukurive te cilat jan jashte forces se te kuptuarit te shqisave njerezore e shpesh i kalojne edhe ligjet ekzistueze te shkences bashkekohore e qe ne popull merren si qudira.
SUGJESTIONI DHE AUTOSUGJESTIONI
" Forca e imagjinates eshte me e rendesishme se dituria "
Me sugjestion nenkuptojme pranimin e nje ideje apo mendimi te huaj lehte,pa u munduar dhe pa pjesmarrjen e deshires.Psh: nje femije eshte ne gjendje ta nderprej tere orkestren,ne qofte se para tyre befas lepin ndonje limon.Eshte i madh perdorimi i sugjestioneve edhe ne mjeksi, per sherimin e neurozave,te thatit ne bark etj. Pra sugjestioni dhe autosugjestioni paraqesin force, e cila me veprimin e vet shume here tejkalon te gjitha prirjet tona, por nuk duhet harruar se kjo force mund te jete e drejtuar si ne kahjen pozitive ashtu eshte ne ate negative.Sugjestioni dhe autosugjestioni gjithashtu luajne rol te rendesishem ne krijimin dhe formimin e opinioneve te individualtitetit personal ose kolektiv.Andaj q'do fjal apo fjali qe e perdorim gjate te shprehurit ne jeten e perditshme duhet ti kushtojme rendesi shume te madhe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ervin2009



Numri i postimeve: 10
Join date: 26/05/2009

MesazhTitulli: Frika Tek Femijet   26/5/2009, 22:32

Vdekja është një nga përvojat më të vështira, si për fëmijët ashtu edhe për të rriturit. Ka disa shprehje që lidhen më këtë ngjarje si : humbja, trishtimi, hidhërimi, zija dhe pikëllimi. Hidhërimi është një dhimbje emocionale kur humbet dikë të dashur dhe zija ( pikëllimi ) është një proçes psikologjik, i cili fillon me humbjen e njeriut të dashur dhe zakonisht, mbaron me pranimin e realitetit të humbjes dhe normalizimin e jetës së njeriut.



Mendohet se humbja e njërit prej prindërve në fëmijëri nuk çon domosdoshmërisht në devijim nga sjellja normale me rritjen e fëmijës, në rast se nevojat e fëmijës plotësohen me kujdes nga një specialist, i cili zakonisht ka të njëjtën gjini me prindin e humbur. Megjithatë fëmija që humb një prind apo të dy prindët mbetet më vulnerabël se sa fëmijët e tjerë kundrejt të “papriturave” të jetës. Në rastin e humbjes së njërit prind, duket se përshtatja e prindit që mbetet, luan rol kryesor në atë se si do ta kapërcejë humbjen fëmija. Humbja e një prindi ose e një njeriu tjetër të dashur, psikologjikisht të rëndësishëm, ka një ndikim të konsiderueshëm në shëndetin mendor të fëmijës. Përveç kësaj, duke jetuar në kushte të vështira, nuk është e lehtë që fëmija ta marrë veten nga humbja e njeriut të dashur dhe dhuna e organizuar e problemet që lidhen me të, e vështirësojnë plotësimin e kërkesave psikologjike të fëmijëve. Një fëmijë i tillë nuk pranon të bisedojë për prindin dhe kur e pyesin, hesht ose ndërron temën e bisedës, nuk tregon shumë dhe thotë se nuk i kujtohet. Fëmija nuk tregon ndjenjat e duhura, është i tërhequr dhe i prirur të mos lidhet me të tjerët, duke lënë përshtypjen se nuk bëhet merak. Zakonisht, ai është i turpshëm, i acaruar.

Kuptimi i vdekjes gjatë zhvillimit të fëmijës
Në mosha të ndryshme, fëmijët e përjetojnë vdekjen në përputhje me nivelin intelektual dhe emocional të zhvillimit. Nën moshën pesë vjeç, ata nuk e kuptojnë fundin e jetës, sepse janë të prirur për t’u kënaqur me “ mendimin magjik” që i përshtatet moshës. Ata mund të jenë të bindur se ndjenjat e tyre mund të ndikojnë në ngjarjen përreth. Ata e quajnë veten fajtor për vdekjen. Në këtë moshë ata janë pasivë dhe më tepër të pazotë për të përballuar vdekjen, ata janë të varur nga të rriturit. Ata nuk janë shumë të zotë të kuptojnë çfarë ka ndodhur, nuk janë në gjëndjë të ndryshojnë rrjedhën e ngjarjeve në imagjinatën e tyre dhe nuk mund të mos kenë frikë, siç mund të bëjnë fëmijët më të rritur. Ata qajnë dhe nuk qetësohen dot, duke kërkuar prindin që ka vdekur dhe kjo e shton edhe më shumë frikën e tyre. Megjithatë, fakti që nuk kuptojnë, është njëkohësisht një mbrojtje për ta dhe u jep mundësi të pyesin drejtpërdrejt për vdekjen. Midis moshave dy dhe pesë vjeç fëmijët gradualisht zhvillojnë perceptimin e vdekjes, si një fenomen i përhershëm dhe përfundimtar. Meqenëse mendimi i tyre është konkret, ata kanë nevojë për shpjegime konkrete, për t’i ndihmuar për zinë. Në këtë moshë ata nuk e njohin botën vetëm nëpërmjet përvojës së tyre dhe janë në gjëndje të shprehin një kuptim emocional për të tjerët. Shpesh fëmijët thonë se ata kanë mbështetjen më të madhe në proçesin e zisë nga shokët e tyre. Te fëmija i moshës shkollore, veçanërisht tek djemtë që nuk duan t’i shprehin emocionet e tyre, mesazhi shoqëror është që ‘djemtë nuk qajnë’. Por ata janë në gjëndje që në imagjinatën e tyre ta ndryshojnë kursin e ngjarjeve dhe, kështu, të kontrollojnë emocionet e tyre dhe ndjenjën e pazotësisë. Mbas moshës dhjetë vjeç koncepti i ‘ vdekjes’ bëhet një nocion abstrakt dhe fëmijët kuptojnë pasojat afatgjatë të kësaj humbjeje. Në këtë moshë vdekja mund të shkaktojë, drejtëpërdrejt ose indirekt, biseda me prindërit ose me mësuesit. Të rinjtë shpesh i ndrydhin ndjenjat e tyre, u shmangen bisedave të hapura me prindërit dhe i shprehin ndjenjat e tyre me grindje me të tjerët përreth. Në vartësi nga mosha dhe nga pjekuria e tyre emocionale, fëmijët përpiqen të kontrollojnë veten për humbjen.

Reagimet më të zakonshme ndaj vdekjes tek fëmijët Tronditja dhe mosbesimi ( ‘kjo nuk është e vërtetë’)
Nganjëherë fëmija nuk reagon menjëherë me emocione të forta. Ai pranon humbjen gradualisht. Ky është mekanizmi mbrojtës, i cili e mbron fëmijën nga vërshimi i emocioneve.

Protesta dhe zemërimi
Disa fëmijë reagojnë menjëherë dhe nuk mund të qetësohen. Me zemërimin ata shprehin dhimbjen dhe pafuqinë e tyre.
Apatia
Duket sikur atyre u kanë ngrirë emocionet, sikur nuk ndiejnë gjë, sikur nuk kanë emocione. Në këtë mënyrë ata mbrojnë veten e tyre deri sa të jenë aq të fortë, sa të përballojnë humbjen.

Vazhdimi i veprimtarisë së zakonshme
Veprimtaritë e përditshme vazhdojnë: duket sikur çdo gjë është normale dhe sikur asgjë s’ka ndodhur. Sjellje të tilla ndihmojnë fëmijën që gradualisht të përgatitet, për të përballuar humbjen nëpërmjet veprimtarive të njohura dhe të afërta për të.

Reagimet e zakonshme të fëmijëve në hidhërim Frika
Frika dhe zemërimi mund të shprehen në mënyra të ndryshme. Fëmijët më të vegjël kanë më shumë kërkesa, janë më të varur, shprehin reagimë të fuqishme, kur i largojnë nga prindi që ka mbetur gjallë. Ata nuk duan të shkojnë në shkollë dhe kanë frikë nga vdekja. Kanë shumë frikë, veçanërisht në kohën e gjumit. Kanë frikë të flenë vetëm dhe lidhen shumë me prindin që ka mbetur gjallë.

Kujtime të gjalla
Në një rrethanë krize ka një fenomen të përgjithshëm të së ashtuquajturës ‘supermemorie’. Në rast se fëmija ka qenë i pranishëm gjatë tragjedisë apo vdekjes së anëtarit të familjes, këto përfytyrime mund të shfaqen si një ‘video e brëndshme’ dhe vazhdimisht, në mënyrë të imponuar. Fëmija i përjeton këto kujtime të gjalla më shpesh në kohën e gjumit dhe fëmija mund të ketë vështirësi ta zerë gjumi, të jetë vazhdimisht i shqetësuar, duke u përpjekur të ruhet nga këto ndjenja të këqija.

Çrregullimet e gjumit
Vështirësitë në të fjetur dhe çrregullimet gjatë gjumit janë të zakonshme tek fëmijët që janë në zi. Ndodh që t’i thuhet fëmijës se “babi po flë përgjithmonë” për t’i përshkruar vdekjen e babait, por kjo e çon fëmijën drejt frikës për të fjetur. Frika mund të shtohet edhe më shumë në rast se fëmija vuan nga ëndrrat e këqija. Fëmija mund të ndihmohet duke e inkurajuar që të shprehë ndjenjat e trishtuara gjatë ditës, qoftë më anë të fjalës, lojës, vizatimit apo teknikave të tjera ekspresive. Kjo do të ulë vështirësitë në kohën e zënies së gjumit por edhe do të pakësojë çrregullimet gjatë tij.

Malli dhe trishtimi
Këto ndjenja mund të shprehen në mënyra të ndryshme - duke qarë, duke ndënjur i vetmuar, duke kërkuar shoqërinë dhe mbështetjen e më të mëdhenjve etj. Fëmijët tregojnë se ata i merr malli për ato veprimtari të cilat i zhvillonin me personin e humbur. Ata mund të shprehin trishtimin e tyre duke shtrënguar dhe mbajtur erë gjërave të njeriut të vdekur, etj.

Të marrurit me kujtimet
Ndodh që fëmijët të shohin albumet e fotografive, të lexojnë letrat e vjetra, të kujtojnë ngjarjet e kaluara së bashku me personin e vdekur, etj, dhe kjo gjë i lehtëson atyre dhimbjen. Disa fëmijë fare pa dashur dhe pa e kuptuar fillojnë të imitojnë njeriun e vdekur. Ata e ndjejnë veten më afër dhe kjo është qetësuese si për fëmijën ashtu dhe për familjen.

Zemërimi dhe shpërthimet e inatit
Kjo shfaqet si zemërim ndaj vdekjes, pafuqisë për ta ndalur atë, por edhe ndaj të rriturve që nuk i lejojnë fëmijët të marrin pjesë në ceremonitë e zisë. Ajo shfaqet edhe ndaj personit që vdiq, i cili e la vetëm ose ndaj prindit që është gjallë për të cilin mendohet së ai është përgjegjës për vdekjen e tjetrit. Zemërimi dhe shpërthimet e forta të inatit mund të shprehen në formën e protestës dhe të goditjes.

Faji dhe turpi
Këto ndjenja shprehen pas humbjes dhe bazohen në të ashtëquajturin “mendimi magjik” që është karakteristikë e zhvillimit të fëmijëvë deri shtatë vjeç (Piaget). Në këtë fazë të zhvillimit njohës fëmija mund të besojë se mendimet dhe ndjenjat që ai/ajo ka ose ka pasur, mund të jenë shkak i vdekjes. P.sh. takimi i fundit i vajzës më të atin përfundoi me një zënkë, aq sa ajo mund të ketë thënë ose shprehur dëshirën që ai të ishte i vdekur. Babai vdes pas një jave nga infarkti i miokardit. Faji dhe turpi tek kjo vajzë ishte aq i madh, saqë pavarësisht nga terapia intensive, emocionalisht ajo shqetësohet rëndë.

Vështirësitë në shkollë
Trishtimi tek fëmijët vihet re në paqëndrueshmërinë e vëmëndjes, shpërqëndrimin dhe rënia në mendime e kujtime. Trishtimi gjithashtu mund të çojë në uljen e nivelit të energjisë dhe të marrjes së nismave e vendimeve. Studimet kanë treguar se fëmijët që kanë pësuar humbje kanë vështirësi në shkollë. Këto vështirësi mund të shfaqen që pas humbjes por edhe kohë pasi ajo ka ndodhur, p.sh. pas dy vjetësh.

Ankesat psikosomatike
Këto janë të natyrave të ndryshme p.sh, dhimbje koke, dhimbje stomaku, marrje fryme, rrahje të forta ose të shpeshta të zemrës, muskuj të tendosur, etj. Këto simptoma në themel të tyre nuk kanë një origjinë të vërtetë fizike. Fëmija nuk është i sëmurë nga zemra ose ndonjë sëmundje tjetër me bazë organike. Por këtoi shqetësojnë shpesh prindërit të cilët nuk e njohin origjinën e vërtetë të problemit dhe kështu i orientojnë fëmijët drejt mjekëve të ndryshëm dhe laboratorëve të analizave për të gjetur se nga ç’sëmundje vuan fëmija i tyre. Reagime të tjera ndaj humbjes janë edhe sjellja fëmijënore, sjellja e papjekur, tërheqja nga veprimtaritë shoqërore, ndryshimet në personalitet, pesimizmi, mungesa e shpresës, pafuqia etj. Megjithatë disa fëmijë piqen më shpejt duke marrë përsipër përgjegjësitë e familjes, në vënd të prindit që ka vdekur, ndonëse emocionalisht, nga pikpamja shoqërore dhe intelektuale, nuk janë në gjëndje ta kryejnë atë si duhet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ervin2009



Numri i postimeve: 10
Join date: 26/05/2009

MesazhTitulli: Stresi   26/5/2009, 22:37

C FARE ESHTE STRESI DHE BURIMET E TIJ
Stresi..
C'farë është stresi..?
Stresi është reagimi fizik dhe emocional ndaj rreziqeve dhe kërkësave.
Tri lloje të streseve që mundë të shkaktohen nga rrethana të mbrendëshme
dhe të jashtme janë:
-Shqetësim ose ankth.
Ky lloj stresi ndodhë kurë mundësit për të arritur një qëllimë të dëshiruar
pengohen ose ndalohen,p.sh.ndjenja të tilla përjeton dikush që përpiqet të
mësoj në një dhomë të zhurmshme osë ku ka shumë njerëz.
-Konflikt.
Ndodhë atëher kurë duhet të zgjedhësh në mes dy mundësive,psh kurë një
adoleshent duhet të vendos të zgjedhë në mes asaj qfar duan prindët apo
qfar don shoqria.
-Presion.Ndodhë kur dikush nxitet apo detyrohet të bëj diqka për të cilin veprim
nuk ndihet shumë i sigurtë për ta bër.
P.sh.kurë një adoleshent është i detyruar të pij duhan,alkohool,apo që
është më e keqja edhe drogë,në mënyrë që të jet i pëlqyer nga shokët dhe shoqëria.

-Ndikimi i stresit tek njeriu.
Stresi ndikon tek trupi i njeriut duke shkaktuar tension te lartë të gjakut ose
sjellje të dhunshme.
Ndikon tek emocionet duke shkaktuar ndjenja shqetsimi,inati ose mosbesimi tek vetja.[/


Fjala "stres" perdoret për të karakterizuar një gjendje të veçantë psikoemocionale të tendosur ose të mbingacmuar, kur ballafaqohen me mjedisin rrethues të tyre. Në të vërtetë, në shumicën dërmuese të rasteve, përdorimi i këtij termi është jo i gjetur mirë. Për hir të traditës dhe për të evituar "stresin" e termave ngatërrues do ta respektojmë dhe përdorim fjalen stres për të përshkruar edhe gjendjet e tendosjes ose të mbingacmimit. Termi "stres" është futur në mjekësi nga Hans Selye për të përshkruar përgjigjen e organizmit kur mbi të ushtrohet ndonjë veprim prej shkaktarëve të ndryshëm të mjedisit rrethues. Megjithatë kur përdorim termin "stres" njerëzit e zakonshëm nuk kanë parasysh as Selye-n as teorinë e tij mbi stresin. Njeriu është një sistem i hapur në ekuilibër dinamik me mjedisin rrethues. Përkundrejt shumicës së pikëpamjeve që e konsiderojnë stresin një fenomen të dëmshëm, njeriu nuk mund të ekzistojë në mungesë të stresit sepse nuk mund të ruajë ekuilibrin me mjedisim rrethues. Në qoftë se njeriut i kemi hequr stresin i kemi hequr atij bazën e jetës. Por kur stimujt stresorë bëhen të shumtë, intensive ose të zgjatur në kohë, atëherë përgjigja e organizmit bëhet gjithnjë e më e dobët dhe në organizëm mund të lindin sëmundje të ndryshme. Në kohën tonë shumë njerëz, duke përfshirë mjekët dhe psikologët, ankohen për stres në punën e tyre.Pothuajse çdo njeri që mendon se ka një rol në shoqëri, që synon për një pozitë të respektuar, në kolektivin ku jeton, ankohet me zë të lartë për stres në jetën e tij. Sa më i madh të jetë admirimi dhe prestigji, aq më i madh është edhe stresi. Ngjarja e përjetuar si stres nuk është e thënë të jetë vetëm vuajtje shkaktuese (distres), por ajo mund të jetë edhe burim kënaqësie (eustres). Prej lindjes deri në vdekje njeriu dhe stresi janë një binom i pandashëm.
Në jetën e përditshme, në punën e secilit, stresi më së shpeshti shfaqet në trajtat e mëposhtme: presioni, frustracioni dhe konflikti.
Presioni lind nga ndjenjat e brendshme ose faktorët e jashtërn kur ekziston një kërkesë për të shpejtuar ose intensifikuar përpjekjet.
Frustracioni ndodh kur aftësia për të arritur një qëllim të dëshiruar pengohet ose bllokohet dhe;konflikti ndodh jo vetëm nga pengesa të vetme por kur je i detyruar të zgjedhesh ndërmjet dy ose më shumë qëllimesh. Në jetën e përditshme këto forma janë te ndërthurura dhe kalojnë në njëra-tjetrën.


Ja cfare ndodh ne trupin tone, kur jemi ne gjendje stresi:

Kur mbi njeriun ushtrohen lloje të ndryshme kërkesash, sfidash dhe ngarkesash, është truri ai që interpreton të dhënat. Interpretimi është vetiak dhe njerëz të ndryshëm nuk kundërveprojnë me të njëjtën forcë ndonëse mbi ta mund të ushtrohen të njëjtat ngarkesa. Nëse përjetimi nuk sjell kënaqësi, truri dërgon shtysa stresi përmes sistemit të stresit në trup i cili përbëhet nga nerva dhe hormone. Shtysat ndezin një mori kundërveprimesh të ndryshme në trup në mënyrë që të ndihmojnë këtë të fundit që të ballafaqojë atë që është stresuese. Tajiten hormone Organet kryesore që bëjnë që trupi të kundërveprojë ndaj stresit janë sistemi nervor i dhembshmërisë dhe gjëndrat adrenale mbi veshka. Sistemi nervor i dhembshmërisë hyn tek ato sisteme të trupit të ashtuquajtura vetëvendosëse, të cilat njeriu nuk mund t'i kontrollojë përmes dashjes së tij. Kur njeriu stresohet, sistemi nervor i dhembshmërisë dërgon shtysa nervore nga truri, përgjatë shtyllës kurrizore deri tek organet e trupit, i cili kundërvepron me p.sh. ndjenjën e dhimbjes.
Gjëndrat adrenale mbi veshka prodhojnë hormonet e stresit adrenalinë, noradrenalinë dhe kortizol. Preken shumë pjesë të trupitPërmes nervave të sistemit nervor të dhembshmërisë dhe hormoneve të stresit nga gjëndrat adrenale mbi veshka ndikohen një mori organesh të ndryshme dhe funksionesh të trupit: Zemra dhe enët e gjakutZemra rreh më shpejt dhe më fuqishëm në mënyrë që të pompohet më tepër gjak përqark për tek ato organe që kanë nevojë për më tepër gjak gjatë stresit. Ndërkohë tkurren enët e gjakut dhe rritet aftësia e gjakut për t'u mpiksur. Kjo është njëfarë gatishmërie për rastin kur trupi do të pësonte lëndime të cilat do të shoqëroheshin me derdhje gjaku. MushkëritëFrymëmarrja bëhet më e shpeshtë dhe e thellë për të shtuar përqindjen e oksigjenit përmes gjakut në muskuj dhe organe të tjera. MuskujtMuskujt tkurren kur trupi bëhet gati për të luftuar apo për t'ia mbathur këmbëve. Stomaku dhe zorrëtGjaku rishpërndahet nga stomaku, zorrët dhe disa rropulli për tek muskujt, zemra dhe mushkëritë. Stresi çliron gjithashtu acide yndyrore dhe sheqer që u japin energji muskujve dhe organeve. Gjithashtu shtohet përqindja e kolesterolit të dëmshëm. Sistemi imunitar i mbrojtjesNë rastin e stresit kohëshkurtër përforcohet sistemi imunitar i mbrojtjes ndaj sulmeve. Por kur stresi vazhdon për një kohë të gjatë pa pasur mundësi trupi për të marrë vehten atëherë sistemi imunitar dobësohet. HormonetStresi kohëgjatë bën që të tajiten përqindje të mëdha hormonesh stresi ndërkohë që sasia e hormoneve seksuale dhe atyre të rritjes në gjak, ulet. Të luftosh apo të ia mbathëshHulumtuesit e stresit kanë dëshmuar se trupi kundërvepron ndaj stresit në dy mënyra, duke dashur të luftojë apo të ia mbathë. Kundërveprimi për luftim bën që veprimtaria nervore në sistemin nervor të dhembshmërisë dhe tajitja e hormoneve të stresit adrenalinë dhe noradrenalinë të shtohet në trup. Gjaku ntrashet, pulsi dhe shtypja në gjak rriten. Nëse faza e stresit zhduket menjëherë, trupi mund të kthehet përsëri në gjendje normale pa pasur pasoja për shëndetin. Nëse njeriu nuk ia arrin ta heqë qafe stresin atëherë lufta duhet të vazhdojë. Kjo do të thotë se sistemi nervor i dhembshmërisë stërmundohet dhe se shkallë të larta të hormoneve të stresit adrenalinë dhe noradrenalinë mbesin në trup. Hormonet shkaktojnë një puls dhe shtypje gjaku të lartë. Gjë që në largpamësi mund të ndikojë shëndetin për të keq. Marrja e arratisë kur mungon kontrolliNëse stresi ndjehet mbizotërues dhe i pamundur për ta kontrolluar atëherë krijohet një kundërveprim për të marrë arratinë. Njeriu ndjehet i varur nga të tjerët, i nënshtruar, i pashpresë, i shqetësuar dhe i molisur. Në këtë lloj kundërveprimi stresor rritet aktiviteti i trurit gjë që bën që të dërgohen hormone për tek gjëndrat adrenale mbi veshka. Gjëndrat adrenale mbi veshka rrisin prodhimin e kortizolit në trup, ndërkohë që prodhimi i hormonit gjinor testosteron, insulinës dhe hormonit të rritjes pakësohet. Në afat të shkurtër trupi merr më tepër energji në formën e sheqerit në gjak (glukozës) dhe acideve të lirë yndyrorë. Por mund të bëjë me kalimin e kohës që njeriu të ndjehet i pafuqishëm dhe t'i mungojnë energjitë, ta ketë të vështirë për të kujtuar gjëra dhe të përqendrohet. Trupi jep gaz dhe frenonGjatë stresit kohëshkurtër, tajitja e adrenalinës dhe noradrenalinës në trup bën që ky t'i "japë gazit". Trupi nxehet dhe aftësia për ta zotëruar stresin përmirësohet. Ndërkohë tajiten gjithashtu hormone të cilat riparojnë dhe qetësojnë trupin, për shembull oksitocinë e cila ka një ndikim qetësues. Trupi "frenon". Kur stresi i ngutshëm merr fund atëherë trupi "heq këmbën nga gazi" dhe "frena" bën që trupi të marrë vehten. Por në rastin e stresit kohëgjatë trupi "i jep gazit" në të njëjtën kohë që efekti frenues zhduket. Përqindja e hormoneve të marrjes së vetes ulet. Mu këtu shfaqet rreziku për efekte negative të stresit mbi shëndetin. Sëmundje dhe shqetësime që shkaktohen nga stresiStresi që kthehet shpesh, që është kohëgjatë apo i thellë është i dëmshëm dhe mund të sjellë sëmundje. Kjo ka të bëjë me hormonet e stresit në trup dhe me atë që sistemi nervor i dhembshmërisë mbingarkohet. Një shembull mbi gjendje që kanë të bëjnë me stresin janë çrregullimet hormonale të cilat mund të çojnë në mbipeshë dhe në rritje të shtypjes së gjakut, ose në probleme me zemrën dhe stomakun.

Kohet e fundit eshte vene re nga shume analiste se eshte shtuar nevrikosja ndermjet njerezve. Njerzit jane te gatshem te vendosin gjilperat maje me maje me apo pa arsye dhe te nisin lufte me njeri-tjetrin, me komshiun, me bosin, ne autobuz, ne parking, ne dyqane, restorante dhe kudo. Ekulibret kane ndryshuar mjaft ne te gjitha shoqerite e botes sidomos ato perendimore. Asnje nuk hap rruge asnje nuk ulet, ka edhe nga ata qe haen me leckat e tyre.

po valle kush eshte shkaku i nevrikosjes?
Si shpjegohet ky fenomen dhe si ndikon ne shoqerine e sotme?

Me konkretisht ne shoqerine shqiptare grate ishin mjaft te perulura dhe ne nje fare menyre apo nje tjeter si te thuash nuk kishin te drejte te nevrikoseshin. Kurse sot gjithcka ka ndryshuar.

Sidoqofte, njerzit sot inatosen shpejt dhe e nxjerrin inatin e tyre ne personat e tyre te dashur dhe padashur lendojne shume njerez.
Sa e rrezikshme eshte "inati" i nje personi, dhe c'fare zgjedhje duhet te beje shoqeria e sotme per te lehtesuar kete fenomen te rrezikshem?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ervin2009



Numri i postimeve: 10
Join date: 26/05/2009

MesazhTitulli: Stresi Si Ta Luftojme Ate   26/5/2009, 22:39

STRESI SI LUFTOHET
Ajo nuk quhet kure ajo eshte thjesht clirim i perkohshem nga stresi
ne kete rast trupi leshon nje substance qe quhet dopamine
qe krijon nje ekuiliber,balance shpirterore,dhe nje lloj lehtesimi
nuk ndjehet stresi
faktoret qe ulin dhe evitojne stresin
E para ne liste DASHURIA
intimitetet,thashethemet e ulin stresin,telefonatat,te shkruash letra,ditare te krijosh poezi,muzike te vizatosh modelosh(komplet aktiviteti krijues artistik) e ul shume stresin
pastaj vijne te tjerat
ambjent pune/jetese harmonik dhe i shendetshem
natyra ajri paster arti,muzika,letersia poezia qe te pelqen
mardhenje vetem me njerez qe te pelqejne
ushqim fruta zarzavate dhe i balancuar me proteina
aktiviteti fizik,pune krahu e ul stresin,gjimnastika aerobia e shoqeruar me muzike
e ul shume stresin,lojrat sportive gjithashtu
gjumi i plote dhe i rehatshem
e ulin shume stresin shakavellot,gallatat barcoletat etj
===
-mbajeni trupin ne temperaturen e duhur , pasi temperaturat e ulta dhe te larta jane shkaktare dhe stimuluese te stresit

-hiqeni mendjen nga puna me tu shkeputur prej saj, te pakten ata qe nuk kane pune krijuese

-perpiquni te beni nje jete te qete ,afektive, dhe seksuale: familja e rregullt eshte ilaci me i mire antistres

-evitoni mbingarkesen ne pune, mos beni shume pune mbrenda dites, ne rast te kundert do te akumuloni stres vetem duke menduar se cfare do beni me pare

-ha dhe pi me balance , eshte me mire nje ushqim i rregullt dhe i ekuilibruar, sesa te kesh nje ngrenje qe ndryshon shpesh

-flini aq sa keshillohet per moshen tuaj, gjumi i paket shkakton stres tek te gjithe, ndersa gjumi i tepert eshte gjithashtu shkaktues i stresit

-mos beni sport shume te lodhshem , p.sh. duke vrapuar shume kilometra ne dite ju mendoni se e keni larguar stresin , por ju vetem e keni trasformuar ate ne nje tip tjeter stresi

-qendro larg monotonise , degjo muzike, qendro me miq dhe me shoke-shoqe, meso gjera te reja,vizito vende te reja,shko me pushime, etj

-shmangeni perdorimin e makines ne menyre te tepruar, dhe kjo keshille sherben per ata persona me probleme ne qarkullimin e gjakut, si dhe femrat gjate ciklit menstrucional

-nese perdorni mjekime antistres duhet te konsultoheni me mjekun per ndryshimin e dozes

-beni meditimin si te drejten tuaj te lindur te pakten nga 5 deri ne 15 minuta ne dite

-dhe e fundit kush nuk e largon stresin me keto keshilla le te me beje MP se do ti jap keshilla te tjera me te mira dhe me te efekshme se si ta largoje stresin nga jeta e tij/saj

Faktoret qe rrisin stresin
pune jetese me probleme me njerzit
Kafja, sheqeri,embelsirat,ushqime shtazore me dhjame dhe yndyre stimulatore gjigande te stresit,qumeshti djathi brumerat
ngrenja e pa balancuar(te hash vetem karbohidrate/ose vetem proteina)
alkoli,sodat diet,pepsi kokakola smoking e rrisin shume stresin
efektin zakonisht e japin 40 minuta pasi pihen qe shoqerohet me strez(merzitje,pakenaqsi,ankesa,revolte lol etj)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
ervin2009



Numri i postimeve: 10
Join date: 26/05/2009

MesazhTitulli: Rritja dhe Zhvillimi i Femijes Sipas Zigmund Frojd   26/5/2009, 22:42

Rritja dhe zhvillimi femijes sipas Zigmund Frojd

Zigmund Frojd (Sigmund Freud) besonte se secila fazë e rritjes dhe e zhvillimit te fëmijës duke filluar në lindje është direkt e lidhur me nevoja dhe kerkesa specifike, ku secila e bazuar në një trup të vecantë dhe te gjitha të rrënjosura në një bazë seksuale. Megjithse është I nevojshëm thjeshtësimi I teorive të dhënë në një përmbledhje, teorite e tij persëri janë shumë komplekse. Për të kuptuar fazat themelore të zhvillimit është e rëndësishme të shënojmë disa gjëra: Frojdi pranon se zhvillimi varjon nga nje individual te tjetri. Plus, eksperiencat e këtyre fazave me kalimin e kohes mbulojne njëra tjetrën. Si përfundim, Frojdi besonte se mënyra se si I mbajne prindërit fëmijet e tyre gjatë secilës prej fazave ka një efekt te thellë dhe të përhershëm ne zhvillimin e plotë të fizikut të fëmijes.

Fazat e zhvillimit:

Faza Orale: nga lindja-18 muajsh

Cdo familjar që është mësuar me bebet dhe femijet e di qe ata jane te perqendruar te goja e tyre. Ushqimi I parë I një bebeje meret ne gjirin e nënës, dhe instikti thithes I tij eshte zakonisht I forte edhe pse I sapolindur. Frojdi teorizoi se fokusimi oral I bebes solli jo vetem ushqyerje por edhe kenaqesi.

Faza Anale: 18 muajsh- 3 vjec

Frojdi besonte se gjate kesaj periudhe kohore, femijet nxjerrin shume kenaqesi nga procesi I mbajtjes ose I pastrimit te jashteqitjes, dhe jane shume te fokusuar ne kete process. Kjo është periudha kohore në te cilën shume prindër zgjedhin ti ushtrojne femijete tyre sit e perdorin oturakun.

Faza falike ose mashkullore:3-6 vjec

Nga mosha 3-6 vjec, Frojdi besonte se kenaqessia e femijeve eshtë fokusuar ne organt gjenitale te tyre, per me teper ai teorizoi se djemte e vegjel zbulojne ndjenja seksuale te pandergjegjshme për femijet e tyre, komplikuar marrdheniet e tyre me te dy prinderit.duke luftuar me ndjenjen se ata jane ne konkurim me baballaret e tyre per vemendjen e mamave, Frojdi ndjeu se djemte nga 3-6 vjec kane gjithashtu friken se baballaret e tyre mund ti ndeshkojne ata per keto ndjenja seksuale.

Faza e gjendjes latente ose e zhvillimit te fshehte:6 vjec-fillim te pubertetit

Frojdi e shikonte kete vaze si fazen me pak te komplikuar te femijerise , duke besuar se gjate ketyre viteve femijet I fokusojne energjite e tyre ne shkollimin e tyre dhe net e njejten kohe ne formimin e lidhjeve shoqerore me femijet e tjere te se njejtes gjini.

Faza gjenitale ose pjellore: nga pubetiteti dhe me tej

Ne kete faze finale te zhvillimit psikoseksual , Frojdi teorizoi se fillimi I pubertitetit pasqyron rizgjimin e deshirave seksuale. Ne kete moshe me te rritur adoleshentet nuk fokusohen vetem ne gjenitalet e tyre po gjithashtu ne zbulimin e mardhenieve seksuale me antare te seksit te kundert dhe per te mare kenaqesi seksuale.

Faza e ndyshimit te qete

Kur Frojdi teorizoi se femijet qe I pesojne ndryshimet t qeta gjate fazave priren per te qene te qete dhe adoleshente te rregullt, ai ndjeu se nje perfundim I pasuksesshem rezultoi se nje femije mund te behej edhe I fiksuar ne ate faze te vecante dhe mund te behet I mbikenaqur ose aspak I kenaqur nga cuhet gjate moshes madhore. Ata qe besojne ne teorite e frojdit per rritjen dhe zhvillimin e femijeve, duhet te bejne cdo perpjekje per ti ndihmuar femijet e tyre gjate seciles faze duke lejuar cdo femije ti perjetoje ndjenjat e tij pa faj ose presion te tepruar per tu pajtuar me idete e paramenduara.


Nje nga keshillat e Frojdit per prinderit eshte qe ata te bëjnë cdo perpjekje per te edukuar veten e tyre per ate qe konsiderohet normale dhe e shendetshme per femijet e tyre dhe te balancojne keshillat profesionale me ato te instiktit prinderor.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Psikologjia

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mire se vini ne Forumin tone ::  :: -