Mire se vini ne Forumin tone

Forumi Yrshek
 
ForumCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Guzhina dhe gatimi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 95
Join date : 01/11/2008
Age : 35
Location : Albania

MesazhTitulli: Guzhina dhe gatimi   19/11/2008, 20:54

Ketu mund te shkruani recetat tuaja te preferuara
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://yrsheku.azurforum.com
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 95
Join date : 01/11/2008
Age : 35
Location : Albania

MesazhTitulli: Ja ta fillojme me disa receta te shijshme   30/4/2009, 20:59

Per 4 vete

Duhen:

- Mish 500 g
- gjalpe 2 luge gjelle
- veze 2 kokrra
- kos 3 gota uji
- miell 2 luge gjelle
- oriz 1 luge gjelle
- kripe

Gatimi:

Pergatitet me mish qengji ose dashi. (Po te jete me mish qengji ai piqet drejteperdrejte ndersa me mish dashi zihet me pare).
Mishi pritet ne thela, vendoset ne tepsi, i hidhet persiper gjalpe dhe futet ne furre ose ne tave me korent. Here pas here i hidhet nga pak uje qe te mos thahet. Pasi te piqet hiqet nga furra. Ne nje tenxhere me gjalpe kaverdiset pak miell derisa te zverdhet, por jo te skuqet; shtohet lengu i mishit te pjekur i holluar me uje, perzihen dhe vlojne derisa te krijohet nje salce e trashe. Hiqet nga zjarri, ftohet dhe pastaj i shtohen kos, veze, kripe dhe perzihen mire. Ne tave hidhet oriz gjysme i zier, radhiten thelat e mishit, siper hidhet masa e pergatitur, pak gjalpe dhe piqet ne furre.
Ne rast se perdoret mish dashi, ai me pare duhet te zieje. 10-15 minuta para perfundimit te zierjes se mishit, hidhet pak oriz. Ne tenxhere rrihen vezet, shtohet miell, kos, leng mishi, gjalpe dhe kripe. Copat e mishit vendosen ne tave se bashku me orizin, mbi to hidhet masa e pergatitur dhe gjalpe i fresket. Piqet ne furre derisa ne siperfaqe te krijohet nje cipe e kuqe.



bounce bounce bounce bounce bounce bounce bounce Basketball
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://yrsheku.azurforum.com
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 95
Join date : 01/11/2008
Age : 35
Location : Albania

MesazhTitulli: Re: Guzhina dhe gatimi   30/4/2009, 20:59

affraid affraid affraid affraid




Sheqerpare
Published on 10/08/07 at 09:32:52 CET nga

Per 25 cope duhen:
Per brumin:
Miell 3 gota uji, gjalpe 1 gote, veze 1 kokerr ose 2 te verdha, sode nje maje luge kafeje, pak vanile, sheqer 1 gote uji.
Per sherbetin duhen:
2 gota sheqer, nje gote e gjysme uje.

Rrihet gjalpi me sheqer, shtohen vezet pjese-pjese duke i rrahur vazdimisht dhe ne fund hidhet mielli i perzier me sode. Zihet brumi i cili pritet ne forma dhe shtrohen ne tave te lyer me yndyre.
Lihet te piqet per 20-25 minuta, hiqet nga furra dhe kur te vlohet i hidhet sherbet i aromatizuar me vanile.

Duhet pasur kujdes qe sherbeti te mos i hidhet i nxehte pasi sheqerparet qullosen



2

Hallva
Published on 10/08/07 at 09:32:17 CET nga

Perberesit:
3 luge gjelle miell , 1 kubik gjalp , 1 1/2 uje sheqer , arra me shumice , edhe uji shihet me sy
Skuqet mielli me gjalpin , pasi arrin nje ngjyre mjalti te erret , hidhet uji i nxehte avash avash , dhe duhet te perzihet vazhdimidht qe te mos behet kokrra-kokrra , gjate kesaj kohe perzihet me sheqer deri sa te behet nje mase e kapshme , edhe i shtohen arrat , perzihet pak fare , edhe duhet te jete pak a shume e bute si brumi qe zihet per byrek , ndahet ne pjate edhe lihet te ftohet .
Per ndarjen ne pjte forma perdoret sipas deshires , une personalisht perdor lugen , kur ta hani me uroni .



3

Tullumba
Published on 10/08/07 at 09:30:59 CET nga

Per 25 cope duhen:
Per brumin:
Miell 1 gote, vaj ose gjalpe 2-3 luge gjelle, veze 3-4 kokrra, pak krype e sheqer, uje trecerek gote.
Per shurupin:
Sheqer 2 gota, uje 2 gota, vaj per skuqje.

Brumi per tullumba pergatitet duke zier ne uje miell se bashku me gjalpe ose yndyre tjeter dhe pas zierjes ky brume perzihet me sasi te madhe vezesh, Per ti dhene formen tullumbave perdoret nje vegel e dhembezuar.

Forma mbushet me brume dhe vihen te piqen nga te dyja anet ne zjarr te nxehte. Pas skuqjes hiqen nga zjarri dhe hidhen ne sherbet te ftohte ku mbahen 1-2 ninuta. Pastaj hiqen dhe rreshtohen ne pjate.

(94 reads)
All Articles by Admin

Comments on this article:


4


Tave Elbasani
Published on 09/08/07 at 17:04:11 CET nga

Per 4-5 persona duhen:
Mish 500 g. gjalpe 2 luge gjelle, veze 2 kokrra, kos 3 gota uji, miell 2 luge gjelle, oriz 1 luge gjelle,krype.

Tava e Elbasanit pergatitet me mish qengji ose dashi. Po te jete me mish qengji ai piqet drejteperdrejte ndersa me mish dashi zihet me pare.

Mishi pritet ne thela, vendoset ne tepsi, i hidhet persiper gjalpe dhe futet ne furre ose ne tave me korent. Here pas here i hidhet nga pak uje qe te mos thahet.

Pasi te piqet hiqet nga furra.
Ne tenxhere me gjalpe kaurdiset pak miell derisa te zverdhet, por jo te skuqet; shtohet lengu i mishit te pjekur i holluar me uje, perzihen dhe vlojne derisa te krijohet nje salce e trashe. Hiqet nga zjarri, ftohet dhe pastaj i shtohen kos, veze, krype dhe perzihen mire.

Ne tave hidhet oris gjysme i zier, radhiten thelat e mishit, siper hidhet masa e pergatitur, pak gjalpe dhe piqet ne furre.
Ne qofte se eshte mish dashi, ai me pare duhet te zieje. 10-15 minuta para perfundimit te zierjes se mishit, hidhet pak oriz. Ne tenxhere rrihen vezet, shtohet miell, kos, leng mishi, gjalpe dhe krype.
Copat e mishit vendosen ne tave se bashku me orizin, mbi to hidhet masa e pergatitur dhe gjalpe i fresket. Piqet ne furre derisa ne siperfaqe te krijohet nje cipe e kuqe.





5



Patellxhane te mbushur
Published on 09/08/07 at 17:02:09 CET nga

Per 4-5 persona duhen:
Patellxhane 1 kg,
qepe 6-7 kokrra ose salce nje luge gjelle,
hudhra 2 kokrra, kripe, piper, majdanoz.

Patellxhaneve u qerohet bishti, u hiqet lekura ne tre rripa siper dhe nga te dyja anet. Priten per se gjati te pjesa e siperme deri ne mes te tulit. Patellxhanet vendosen ne uje me kripe per gjysem ore.

Nderkohe ne tigan me yndyre skuqet qepa e grire ne forme gjysemrrethi,shtohen domate te qeruara dhe te prere ne copa te vogla; vazhdon kaurdisja ne zjarr te avashem ne menyre qe qepa te zbutet. Ne fund shtohen hudhra te grira, majdanoz, kripe, piper dhe pak uthull.

Patellxhanet kullohen, shpelahen dhe skuqen ne tigan me pak yndyre pastaj rreshtohen ne tave, hapen ne vendin e prere dhe mbushen me masen e pergatitur. Siper u vihet nga nje fete domate.
Shtohet fare pak uje dhe piqen per nje ore ne furre jo shume te nxehte.


6





Musaka me patate
Per 4 vete

Duhen:

- Patate 1 kg
- qepe 6 kokrra mesatare
- vaj 3-4 filxhane kafeje
- domate 5 kokrra (1 luge gjelle salce)
- kripe, piper, dafine

Per salcen e bardhe:

- Gjalpe 1 luge gjelle
- miell 1 luge gjelle
- qumesht 1 gote caji
- veze 1 kokerr
- kackavall (djathe) te thermuar nje luge gjelle

Gatimi:

Patatet qerohen, lahen dhe priten ne feta te rrumbullakta, me trashesi 5-7 mm.
Skuqen patatet derisa te krijohet nje kore e lehte. Qepa e prere ne forme gjysmerrethi skuqet me vaj ne zjarr te ngadalshem ne menyre qe te mos digjet, por te zbutet. Shtohen domate te qeruara dhe te prera ne copa kubike, pak salce, kaverdisja vazhdon edhe pak, shtohet kripe, piper flete dafine.
Ne taven e lyer me vaj shtrohet nje shtrese patatesh te skuqura, mbi to gjysma e qepes, perseri nje shtrese tjeter patatesh dhe pastaj pjesa tjeter e qepes. Mbi keto prape shtrohet nje pjese patatesh. Ne nje ene kaverdiset miell me pak gjalpe, shuhet me gjumesht, perzihet mire derisa te marre vale, hidhet kripe dhe lihet masa te trashet.
Hiqet nga zjarri ftohet pak dhe perzihet me veze. Salca e pergatitur hidhet mbi musakane, sperkatet me gjalpe dhe djathe kackavall. Tava vihet ne furre per tu pjekur per 30 minuta.

Comlek me qepe
Per 4 vete

Duhen:

- qepe te vogla 1 kg
- vaj 2 filxhane kafeje
- salce 1 luge gjelle
- vere nje filxhan kafeje
- hudher nje kokerr
- kripe, piper, 2 flete dafine

Gatimi:

Qerohen qepet dhe sic jane te paprera skuqen ne tigan me vaj pastaj shtohen ne tenxhere.
Pastaj ne tigan hidhet nje kokerr qepe e grire holle, kaverdiset pak, shtohet salce dhe kaverdisen se bashku, shuhen me vere te kuqe, shtohet kripe, piper, uje dhe hudhra. Tenxherja mbulohet mire dhe lihet ne zjarr te ngadalshem per 20-30 minuta

Patellxhane te mbushur
Per 4 vete

Duhen:

- Patellxhane 1 kg
- qepe 7 kokrra
- hudhra 2 kokrra
- kripe, piper, majdanoz

Gatimi:

Patellxhaneve u hiqet bishti dhe lekura ne tre rripa nga te dyja anet. Priten per se gjati te pjesa e siperme deri ne mes te tulit dhe vendosen ne uje me kripe per gjysem ore. Nderkohe skuqet qepa e grire ne forme gjysemrrethi, shtohen domate te qeruara dhe te prere ne forme kubike; vazhdon kaverdisja ne zjarr te ngadalshem ne menyre qe qepa te zbutet. Ne fund shtohen hudhra te grira, majdanoz, kripe, piper dhe pak uthull. Patellxhanet kullohen, shpelahen dhe skuqen ne tigan me pak vaj pastaj rreshtohen ne tave, hapen ne vendin e prere dhe mbushen me masen e pergatitur. Siper u vihet nga nje fete domate.Shtohet fare pak uje dhe piqen per nje ore ne furre jo shume te nxehte.


Dollma me laker
Per 4 vete

Duhen:

- Laker 1kg
- mish i grire 200 gram
- qepe 2 kokrra
- oriz 2 filxhane kafeje
- kripe, piper

Gatimi:

Pasi pastrohet nga gjethet e demtuara dhe kocani lakra e bardhe , vihet ne tenxhere me uje te vluar dhe kripe dhe zihet per 7-10 minuta derisa te zbutet pak.
Pastaj kullohet dhe hapen gjethet dhe kercinjte e forte. Ne fillim te gjethes vendoset mbushja e cila mund te perdoret me perime te ndryshme si karrota, qepe, selino te perziera me oriz gjysem te zier ose me mish te grire te perzier me oriz. Dollmat palosen ne forme rruli duke i futur anet nga brenda. Ne nje tenxhere te ceket ato vendosen ne 2 shtresa u shtohet pak uje dhe lihen ne zjarr te ngadalte per 30 minuta. Mbushja pergatitet me mish te grire te pakaverdisur, duke e perzier me qepe te grira holle, oriz gjysem te zier, kripe dhe piper.

Tave Elbasani
Per 4 vete

Duhen:

- Mish 500 g
- gjalpe 2 luge gjelle
- veze 2 kokrra
- kos 3 gota uji
- miell 2 luge gjelle
- oriz 1 luge gjelle
- kripe

Gatimi:

Pergatitet me mish qengji ose dashi. (Po te jete me mish qengji ai piqet drejteperdrejte ndersa me mish dashi zihet me pare).
Mishi pritet ne thela, vendoset ne tepsi, i hidhet persiper gjalpe dhe futet ne furre ose ne tave me korent. Here pas here i hidhet nga pak uje qe te mos thahet. Pasi te piqet hiqet nga furra. Ne nje tenxhere me gjalpe kaverdiset pak miell derisa te zverdhet, por jo te skuqet; shtohet lengu i mishit te pjekur i holluar me uje, perzihen dhe vlojne derisa te krijohet nje salce e trashe. Hiqet nga zjarri, ftohet dhe pastaj i shtohen kos, veze, kripe dhe perzihen mire. Ne tave hidhet oriz gjysme i zier, radhiten thelat e mishit, siper hidhet masa e pergatitur, pak gjalpe dhe piqet ne furre.
Ne rast se perdoret mish dashi, ai me pare duhet te zieje. 10-15 minuta para perfundimit te zierjes se mishit, hidhet pak oriz. Ne tenxhere rrihen vezet, shtohet miell, kos, leng mishi, gjalpe dhe kripe. Copat e mishit vendosen ne tave se bashku me orizin, mbi to hidhet masa e pergatitur dhe gjalpe i fresket. Piqet ne furre derisa ne siperfaqe te krijohet nje cipe e kuqe.


Gjyvec me patate
Per 4 vete

Duhen:

- mish 500 g
- patate 1.5 kg
- vaj 4-5 luge gjelle,
- qepe 1 kokerr, spec i kuq
- salce domate 1 luge gjelle
- kripe, piper i zi, majdanoz

Gatimi:

Mishi pritet ne thela, skuqet me qepe, shtohet pak salce domate kripe, piper, dafine, uje sa te mbulohet mishi dhe lihet te zieje ne zjarr te ngadalte. Nderkohe pergatiten patatet te cilat pastrohen, lahen, priten ne feta te rrumbullaketa me trashesi 1 cm dhe skuqen lehte me vaj. Ne tave vendosen thelat e mishit, mbi to patatet, kripe, piper, pak spec i kuq dhe ne fund lengu i mishit. Tava lihet ne furre per 1/2 ore. Pasi hiqet gjyveci, vihet ne pjate, sperkatet me lengun e vet dhe majdanoz te grire holle.




lol! lol! lol! lol!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://yrsheku.azurforum.com
ervin2009

avatar

Numri i postimeve : 10
Join date : 26/05/2009

MesazhTitulli: E ke myt fare me kte Admin   26/5/2009, 22:17

E ke myt fare me kte Admin
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Defrim

avatar

Numri i postimeve : 7
Join date : 03/01/2010
Age : 32
Location : Albania

MesazhTitulli: Pulë me arra   5/1/2010, 13:14

Pulë me arra

Për 4 vetë

Duhen:

- pulë 500-600 g
- gjalpë 50g
- arra 2 filxhane kafeje
- hudhra 1 kokërr
- uthull 2 lugë gjelle
- miell 1 lugë gjelle
- kripë, piper

Gatimi:

Pula e pastruar dhe e larë pritet në thela, vendoset në tenxhere, hidhet ujë i vluar aq sa të mbulohen thelat, shtohet pak kripë, piper i zi dhe zihet në zjarr të ngadalshëm derisa të bëhet gati. Në një tenxhere me gjalpë kaverdiset mielli, shtohet lëngu i pulës duke e përzier mirë që të mos krijohen kokrra dhe lihet të ziejë për 2-3 minuta derisa lëngu të trashet. Pastaj hiqet nga zjarri dhe përzihet me arra të shtypura. Salca rregullohet me hudhra të shtypura, uthull, kripë, piper të zi e thelpinj arre dhe mbahet në vend të ngrohtë, por pa marrë valë. Gjatë servirjes në pjatë vendoset pula e cila mbulohet me salcën e përgatitur. Kjo lloj pule zakonisht sherbehet pa garniturë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.yrsheku.blogspot.com
Defrim

avatar

Numri i postimeve : 7
Join date : 03/01/2010
Age : 32
Location : Albania

MesazhTitulli: Kukurec   5/1/2010, 13:15

Kukurec

Për 4 vetë

Duhen:

- zorrë
- të brendshme 300 g
- vaj 2-3 lugë gjellekripë
- piper, spec i kuq, rigon,

Gatimi:

Zorrët e qengjit pastrohen mirë dhe lahen duke i kthyer nga të dyja anët. Merren mëlçitë, gjëndrat, dhjamërat, mushkëritë dhe priten në copa kubike mesatare. U hidhet kripë, piper i zi, rigon përzihen, pastaj shkohen me radhë në hell një copë mushkri, një copë gjendër, një copë mushkri e kështu me radhë. Si të jenë shkuar të gjitha të brendshmet në hell mbeshtillen me zorrët sipër duke i mbuluar këto. Kukureci bëhet më i shijshëm kur piqet në hell, mbi prush ose në furrë me zjarr të ngadaltë në mënyrë që të mos përvëlohet. Si të jetë skuqur nga të gjitha anët, hiqet nga helli, vendoset në pjatë dhe i hidhet piper i zi i bluar.Gjatë pjekjes në furrë spërkaten me lëngun e vet duke i hedhur edhe pak yndyrë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.yrsheku.blogspot.com
Defrim

avatar

Numri i postimeve : 7
Join date : 03/01/2010
Age : 32
Location : Albania

MesazhTitulli: Qofte të fërguara   5/1/2010, 13:15

Qofte të fërguara
Për 4 vetë

Duhen:

- Mish 1 filxhan çaji
- qepë 2 kokrra
- bukë 75 g (2 feta)
- vezë 1 kokërr
- miell 2 lugë gjelle
- vaj 4-5 lugë
- perime sipas dëshirës
- kripë, piper, majdanoz

Gatimi:

Qoftet përgatiten zakonisht me mish viçi. Pritet mishi në copa të vogla dhe grihet në makinë së bashku me qepën dhe hudhrat. Në masën e mishit hidhet vezë, kripë, piper i zi, majdanoz dhe bukë bajate e zbutur me qumësht ose ujë (bukë perben rreth 25% te mishit). Masa përzihet mirë dhe ndahet në qofte; çdo qofteje i jepet forma e rrumbullakët ose ovale, pastaj kalohen në miell dhe skuqen në tigan me vaj nga të dyja anët. Duhet pasur parasysh se qofteve gjatë fërgimit nuk u duhet hedhur shumë vaj. Shoqërohen me patate të skuqura, pure patate, perime të tjera të ziera ose të skuqura, pilaf, makarona etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.yrsheku.blogspot.com
Defrim

avatar

Numri i postimeve : 7
Join date : 03/01/2010
Age : 32
Location : Albania

MesazhTitulli: Trahana   5/1/2010, 13:17

Trahana
Pergatitja:

Për 1 kg miell duhen:
2 gota qumësht, 2 lugë gjelle gjalpë , 1 lugë gjelle kripë.

Sitet mielli, hapet një gropë në mes dhe hidhet gjalpë i shkrirë pak por jo i djegur, qumësht dhe kripë. Duke filluar nga mesi e perziejmë brumin duke mos e gatuar shumë por të përzihet aq sa të mos pijë krejt miellin, brumë i fortë dhe i shkriftë. Sipër e spërkatim me miell, e mbulojmë dhe e lemë të vijë për 2-3 ditë. Pastaj e kapim copa dhe e lemë të thahet pak dhe e thermojme me dorë, e kalojmë në sitë të rrallë e thajmë përsëri.
Ruhet në vende të thata pa lagështi e te freskëta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.yrsheku.blogspot.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Guzhina dhe gatimi   

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Guzhina dhe gatimi
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mire se vini ne Forumin tone :: Kategori dhe Forume :: Forumi-
Kërce tek: